Plagoset nga një i panjohur, viktima nga Drenasi dërgohet në QKUK

Plagoset nga një i panjohur, viktima nga Drenasi dërgohet në QKUK

Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas të hënën mbrëma, pasi sipas Policisë dyshohet se është plagosur nga arma e zjarrit, raporton Gazeta Enigma.

Sipas Policisë, viktima është plagosur nga një person i panjohur. 

Menjëherë pas raportimit të rastit, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar hetimet, me urdhër të prokurorit të rastit.

Për shkak të natyrës së plagës, viktima është transferuar nga QKMF në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Related Articles