Një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur në Kamëz.
Sipas policisë, dyshohet se një konflikt i çastit çoi deri te plagosja e të riut.
Sakaq, i dyshuari është ende në arrati.
“Rreth orës 13:55, në Kamëz, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, është plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri shtetasi M. Xh., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës me qëllimin identifikimin e kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.