Plagoset një person në Prishtinë, personat e dyshuar janë identifikuar nga Policia

Plagoset një person në Prishtinë, personat e dyshuar janë identifikuar nga Policia

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar ( të cilët janë identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti.

Tutje, Ahmeti tha se menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Related Articles