Një incident ka ndodhur sot në fshatin Drenoc të Prishtinës, ku janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit
Siç mëson Sinjali, si pasojë e gjuajtjes me armë, një person ka mbetur i plagosur.
Për momentin nuk dihen motivet që kanë çuar deri tek të shtënat me armë.
Ndërkaq, njësitet policore tashmë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer procedurat e nevojshme.