Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në fshatin Morinë të Gjakovës, ku një person ka mbetur i plagosur, raporton Gazeta “Enigma”.
Personi që u qëllua është shtetas i Shqipërisë dhe i njëjti ka kërkuar ndihmën e Policisë në orët e para të së martës.
Siç u raportua në media viktima është plagosur në qafë dhe gjendja e tij shëndetësore është stabile.
Lajmin e ka konfirmuar tashmë edhe Policia Rajonale në Gjakovë.
“Lidhur me rastin, Prokurori Kujdestar është njoftuar dhe me vendim të tij është hapur rast “Vrasje në tentativë”. Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”. /Gazeta Enigma/