Plagosje në Doganaj të Kaçanikut

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e së martës në fshatin Doganaj të Komunës së Kaçanikut.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Basri Shabani.

Ai ka njoftuar se njësitet e policisë janë në vendin e ngjarjes, ndërkaq tha se i plagosuri është dërguar për trajtimin mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik.

“Mund të ju konfirmoj se një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Dogana të Kaçankut, tek vendi i quajtur “Udhëkryqi i Flamurit”. Njësitet tona janë në vendin e ngjarjes për të kuptuar më shumë për rastin dhe motivet. I plagosuri është dërguar në Kaçanik për trajtim mjekësor. Për detaje tjera ju njoftojmë me kohë”, tha Shabani.

Related Articles