Plani i sulmit të Rusisë nuk po funksionon, thotë ministri i Jashtëm i Britanisë

Plani i sulmit të Rusisë nuk po funksionon, thotë ministri i Jashtëm i Britanisë

Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, i tha BBC Breakfast se “plani i sulmit të Rusisë nuk po funksionon” – por si rezultat ne po shohim më shumë zona të civilëve të shënjestruar,përcjellë Gazeta Enigma.

“Ishte menduar të ishte shumë e lehtë, ishte menduar të ishte një lloj lufte rrufe ku trupat ruse përfshinë Ukrainën”, ka thënë ai.

“Në vend të kësaj, ajo që ne po shohim është një mbrojtje të fortë nga ukrainasit, e cila është tepër frustruese për Vladimir Putin” thotë Cleverly, shkruan BBC.

“Mjerisht si një nënprodukt i zemërimit dhe zhgënjimit të Putinit për sulmin joefektiv, ne po shohim një përshkallëzim në “shënjestrimin e civilëve dhe infrastrukturës civile”, thotë ai.

I pyetur nëse lufta mund të përfundojë deri në maj, siç sugjerojnë disa zyrtarë ukrainas, Cleverly thotë se është “tepër e vështirë” të bëhen parashikime të tilla, por MB duhet të sigurohet që Putini të dështojë në Ukrainë./GazetaEnigma/

Related Articles