“Plasshin prej inati – plasshi, plasshi”, Haradinaj për tokën e blerë në Gllogjan

“Plasshin prej inati – plasshi, plasshi”, Haradinaj për tokën e blerë në Gllogjan

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur rreth çështjes së tokës së blerë në Gllogjan, për të cilën sot, në seancën parlamentare, u ngrit debat me kryeministrin Albin Kurti.

”Plasshin prej inati, që s’keni mujt kërkush tjetër me ardhë me ma ble tokën në derë të shpisë në Gllogjan, të babes tem, se jom i atyhit, e kam ble vetë”.

”Plasshi, plasshi – plasni e çka të doni, urdhno toka e babës tem, e shpisë teme, e katunit tem, e kam ble për vete, për katundin tem, plasshi prej inati. Çka kam me ju bo, vlla”.

”E dyta, nuk e kam shitë atë tokë me asnjë euro. Asnjë metër katror të asaj toke nuk e kam shitë. Është tokë e katunit, unë e kam marrë ma shumë për katund”.

Tutje, ai u shpreh se në kohën kur e bleu tokën, i kishte kushtuar shumë, përcjell Klankosova.tv.

”Ai i shpisë që ka qenë toka e tij, a mos je i interesum, mu s’mka pyet shteti, as s’më ka ndihmu me ble. 70 mijë euro nuk kanë qenë të vogla me pagu atëherë”. /Gazeta Enigma/.

Related Articles