Darka me “pesë yje” e zyrës së kryeministrit, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Darka me “pesë yje” e zyrës së kryeministrit, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas publikimit të artikullit për shpenzimet e zyrës së kryeministrit Albin Kurti në një darkë, ku sipas fakturës së siguruar nga Kallxo.com, në këtë darkë u shpenzuan hiç më pak se 375 euro.

Ushqimi deti i shoqëruar me shampanjë italiane e verëra kishin dominuar në tryezën e një restoranti në afërti të Prishtinës ku po darkonin zyra e Kurtit në një natë maji.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, tha se kjo darkë, ishte darkë pune në kuadër të vizitës zyrtare në Kosovë të Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák dhe Zëvendësndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, njëherit i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer.

Kryeziu i ka listuar të pranishmit në këtë darkë, ku ka treguar se ishin 8 persona, duke përfshirë kryeministrin Kurti, presidenten Vjosa Osmani, Miroslav Lajçak, Mattheë Palmer, Philip Kosnett, Donika Gërvalla, Besnik Bislimi dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.

“Në bazë të kërkesës për qasje në dokumente publike me numër protokolli 2726, mediumit Kallxo i janë dërguar faturat e shpenzimeve për dreka zyrtare të kabinetit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës.Edhe pse nuk ka kërkuar informata shtesë lidhur me darkën e përmendur në artikull, Zyra e Kryeministrit ia ka dërguar këtij mediumi në fjalë informatën si më lartë”, thuhet tutje në reagimin e Kryeziut në Facebook.

Related Articles