Partizani, Ballkani dhe Struga arritën që të bëjnë mjaft mirë detyrën në ndeshjet e kthimit të Conference League, duke arritur që të kualifikohen për në fazën e tretë. Tri skuadrat shqiptare kampione (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut) nuk kanë kohë për të humbur, pasi menjëherë do të vihen përballë kundërshtarëve të radhës.
Të enjten e datës 10 gusht, Partizani do të udhëtojë drejt Letonisë për t’u ndeshur me Valmieran, Ballkani do të presë në shtëpi skuadrën nga Gjibraltari të Lincoln Red Imps. Ndërkohë që Struga do të përballet në Ohër me ekipin e Swift Hesperange, që vjen nga Luksemburgu.
Nëse kualifikohen, skuadrat shqiptare do të mbërrijnë në fazën “play-off”, duke qenë një hap larg kualifikimit në fazën e grupeve. Shorti i ditës së sotme vuri këto skuadra përballë Partizani, Ballkanit dhe Strugës.
Ballkani: ndaj humbësit të çiftit “FC Sheriff Tiraspol (Moldavi) / FC BATE Borisov (Bjellorusi). Sfida e parë do të zhvillohet në “Fadil Vokrri” (24 gusht). Takimi i kthimit, një javë më vonë në transfertë.