Të Martën u luajtën ndeshjet e fundit eliminatore të Kupës së Botës që plotësoi edhe panoramën me skuadrat e kualifikuara direkt dhe ato që shkojnë në playoff.
Janë 10 ekipe nga Europa që siguruan kualifikimin direkt në këto eliminatore ndërsa 12 të tjera do të luajnë në playoff por jo si vitet e kaluara sepse do të jetë një sistem tjetër.
Nga këto 12 ekipe do të jenë vetëm 3 skuadra që do të sigurojnë vendin për në Kupën e Botës dhe mes tyre ka emra të shkëlqyer si Italia, Portugalia apo Suedia që rrezikojnë shumë, teksa shorti do të hidhet më 26 Nëntor në Zyrich.
12 skuadrat do të ndahen në dy vazo, një me 6 ekipe si koka Grupi dhe një vazo tjetër me ekipet e tjera. Kokat e Grupeve janë Portugalia, Skocia, Italia, Rusia, Suedia dhe Uellsi.
Ndërkohë, në vazon tjetër janë Polonia, Maqedonia e Veriut, Turqia, Ukraina, Austria dhe Republika Çeke.
Shorti do të përcaktojë 6 ndeshjet që do të luhen në shtëpitë e ekipeve të kokave të Grupeve, pra Italia apo Portugalia me këdo që do të shortohen do të luajnë në shtëpinë e tyre dhe do të jenë ndeshje me eliminim direkt.
Me t’u përcaktuar 6 ekipe ato do të përballen mes tyre të caktuar nga shorti i pare dhe në fund do të mbeten 3 epiket që do të sigurojnë dhe biletat e fundit.
Ndeshjet e para playoff do të luhen më 24-25 Mars të 2022 ndërsa ndeshjet finale do të zhvillohen më 28-29 Mars të 2022.