Plazhet në Dhërmi pothuajse të boshatisura nga çmimet e larta

Plazhet në Dhërmi pothuajse të boshatisura nga çmimet e larta

Mesi i sezonit veror dhe plazhet në një prej vendeve më të lakmuara të rivierës shqiptare Dhërmi, janë thuajse të boshatisura. Shezlongë dhe vijë bregdetare që nuk kanë nevojë për koment.

Ata që e frekuentojnë rregullisht këtë zonë, nuk e kanë të vështirë të arrijnë në konkluzionin se këtë vit ka më pak lëvizje. Të njëjtin fakt e pohon edhe një nga banorët e vjetër të zonës që prej vitesh jep dhoma me qira për pushues.

Mungesën e pushuesve në pikun e sezonit veror e ndjen edhe një prej shitësve të një marketi në zonë. E njëjta situatë mbizotëron edhe në restorantet e Llogorasë, ku ka një rënie të ndjeshme.

Nisur nga ecuria e deritanishme shpresa e administratorëve të restoranteve, lokaleve dhe subjekteve akomoduese mbetet gushti dhe shpresa për ardhjen e më shumë emigrantëve, shkruan A2.

Arsyeja e kësaj situate duket se është komplekse, që nga rritja e çmimeve të transportit dhe shërbimeve e deri tek cilësia e shërbimit dhe infrastruktura, që nuk justifikohet me çmimet e vendosura.

Related Articles