Plenkoviq pas deklaratave të Vuçiqit: Kroacia, Shqipëria e Kosova s’e kanë ndërmend të kërcënojnë integritetin territorial të askujt

Plenkoviq pas deklaratave të Vuçiqit: Kroacia, Shqipëria e Kosova s’e kanë ndërmend të kërcënojnë integritetin territorial të askujt

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, duke komentuar retorikën që po e përsërit presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbi aleancën ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë e Kroacisë se është e drejtuar kundër Serbisë, ai tha se asnjërës prej tyre s’i shkon në mend të kërcënojë integritetin territorial të askujt.

Ai tha se këto deklarata Vuçiq i bën për konsum të brendshëm.

“Ky lloj bashkëpunimi teknik që ekziston midis Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk është i drejtuar kundër Serbisë. Është një tezë plotësisht e sajuar që duhet të mbështesë narrativën e një kërcënimi të jashtëm në nivelin politik të brendshëm. Kroacia është anëtare e BE-së dhe NATO-s. Nuk na shkon ndërmend neve, as Shqipërisë apo Kosovës, të kërcënojmë integritetin territorial të askujt”, tha Plenkoviq në një konferencë për media siç raporton Jutarnji.

Serbia ka akuzuar Kroacinë se ka marrë pjesë në “përpjekjet për një revolucion me ngjyra”, siç e quan qeveria serbe lëvizjen studentore që nxiti protesta masive pas incidentit më të vdekur në Novi Sad.

Gjithashtu, të enjten në mbrëmje, Vuçiq kur konfirmoi se Serbia ka raketa balistike supersonike të blera nga Kina, tha se Serbia nuk ka ndërmend të sulmojë askënd, por tha se është i shqetësuar se “Serbia mund të jetë shënjestër” nga aleanca ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë e Kroacisë në të ardhmen.

Related Articles