Prishtina po kërkon ta shkruajë historinë në futbollin kosovar duke arritur në rrethin e fundit të kualifikimeve të Europa Conference League.
Kampionët e Kosovës kanë mposhtur skuadrën norvegjeze, Bodo/Glimt në ndeshjen e parë. Prishtinasit edhe përkundër fitores sot i pret një duel i vështirë në Norvegji, kundër kampionëve të këtij vendi.
Përmes një postimi në logarinë e tyre, Tifo-Grupi i Prishtinës, ‘Plisat’, kanë reaguar duke thënë se me zemër janë aty.
“Klubi jonë i zemrës sot zhvillon ndeshjen kthyese me klubin norvegjez Bodo Glimt në kuadër të Uefa Konferencë Ligës. Ndeshjen e parë siç e dini të gjithë e fituam së bashku, sot nuk jemi prezent në tribuna, mirëpo me zemër ndodhemi tek ju. Jemi një hap larg shkrimit të historisë, forca PRISHTINE”.
Prishtina ka arritur të mërkurën në Norvegji, ndërsa skuadra vazhdon të vuajë mungesat e disa lojtarëve kyç si Leonit Abazi, Sabjen Lilaj dhe Qëndrim Zyba.