Kolana e veprave të Adem Demaçit, që ai i ka lënë vetë amanet përmes të birit, Shqiptarit, u vendosën në organizatën Vatra nga dr. Skënder Murtezani, kreu i defës në Queens, Nju Jork.
Pak para se të mbyllte sytë z.Demaçi la një amanet që e tërë krijimtaria e tij letrare, politike dhe filozofike të prehet në VATRËN shqiptare të Amerikës. Shqiptar Demaçi i biri Adem Demaçit i dorëzoi përmes mikut të tij, Doktor Skënder Myrtezanit tërë krijimtarinë e tij të çmuar.
Kjo është një pasuri e jashtëzakonshme për komunitetin shqiptar në SHBA, e cila do jetë e aksesueshme edhe për studjues, historianë e albanologë e kërkues shkencorë nga Universitetet perëndimore dhe e gjithë hapsira shqipfolëse. Kjo pasuri kulturore e letrare e bën të pavdekshëm kujtimin e veprës dhe idealeve të Adem Demaçit.
Ja lista e librave që këtu e tutje do të jenë në dispozicion jo vetëm të vatranëve:
1- FERKIME
2- Gjarpërinjtë e Gjakut
3- Libër për Vet Mohimin
4- Heli e Mimoza
5- Nëna Shegë e pesë gocat.
6- Shkrumbnajë e Dashuri
7- Dashuri Kuantike e Filanit
8- Alb Prometeu
9- Politika dhe Pushka
10- Tung vargu im.