Monika Lubonja di gjithmonë si “të vjedhë” vëmendjen e ndjekësve, por pasi pamë këtë postim në Instagram-in e saj nuk dimë ç’të besojmë.
Ish-pjesëmarrësja në “Big Brother Vip” ka publikuar një video ku shfaqet me fustan të bardhë, madje në një moment parakalon me një lulebore në borë duke na bërë të mendojmë se ndoshta dikush e pret në altar.
Lubonja njihet për natyrën e asaj sportive, ndaj edhe fustani që mban veshur s’ka lidhje me ato të princeshave, por i përshtatet një çapkënëje si ajo. “Po e provoj përsëri”, ka shkruar aktorja duke nxitur aludimet se diçka po bluan në mendje e duke qenë se në sfond dëgjohet vargu “Mamma mia here I go again, mymy how can I resist you” jemi kureshtarë të dimë kujt nuki reziston Monika: fustanit apo idesë se martesës.
Megjithatë, ende nuk ka një reagim nga ana e aktores ndaj le të shijojmë performancën e saj.