Forcat ruse shtojnë sulmet në lindje të Ukrainës

Forcat ruse shtojnë sulmet në lindje të Ukrainës

Ushtria e Ukrainës ka raportuar sot një përshkallëzim të sulmeve në veri dhe veriperëndim të qytetit lindor të Donetskut



Forcat ruse sulmuan pozicionet ukrainase pranë vendbanimeve të fortifikuara të mëdha, Piski dhe Avdiivka.

Gjithashtu vende të tjera në rajonin e Donetskut u granatuan, raporton Sky News.

Tutje, bëhet e ditur se forcat ruse po përgatiten për një kundërsulm të mundshëm nga ukrainasit.

Related Articles