Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti që nëse mendon se marrëveshja e vitit 2013 atëherë ta sjellë atë në kuvend dhe ta çratifikojë atë.
“60 e sa vota i ke ti, edhe ne po t’i bëjmë mbi 20, nëse këtu është problemi”, është shprehur Krasniqi.
Ai ka vlerësuar se Kurti fshihet pas parimeve dhe vepron sipas rrethanave.
“Jam i habitur se keni nisur ta arsyetoni propozimin evropian që as vetë nuk dini si ta quani e i cili është shumë fluid. Po i qet mjaltë këtij ilaçi të lidhur dhe ky është transformim shumë i madh”, ka shtuar ai.
“Çka po fshihesh pas opozitës? A po frikësohesh nga Escobar dhe Lajçak? Ata nuk janë më të rëndësishëm sesa qytetarët që ta kanë dhënë votën. Hajde takohemi me dyer të mbyllura që dialogun mos ta bëjmë fushëbetejë të politikave ditore”.