Po kryente marrëdhënie brenda veturës, vdes 47-vjeçari – arrestohet gruaja

Po kryente marrëdhënie brenda veturës, vdes 47-vjeçari – arrestohet gruaja

Një person në Korçë ka humbur jetën në veturë, teksa po kryente marrëdhënie seksuale.

Në lidhje me rastin, Policia e Shqipërisë ka arrestuar një grua të moshës 37-vjeçare, e dyshuar për veprën penale “Prostitucion”.

Tutje, bëhet e ditur se është duke vijuar puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Burime nga policia kanë bërë me dije se viktima punonte në një fast food në qytetin e Korçës, raporton Topchanel.

E arrestuara nga Librazhdi, jetonte me bashkëshortin e saj në një shtëpi me qira në Korçë.

Të dy janë takuar në lagjen 10 të qytetit, në një rrugë dytësore ku kanë qenë duke kryer marrëdhënie seksuale ndërsa viktima nuk është ndjerë mirë dhe ka shfaqur simptoma (të vjella dhe rrjedhje gjaku nga hundët).

Related Articles