Fatmir Limaj ka komentuar deklaratën e Albin Kurtit kur bëri përpjekje për të arsyetuar dështimin e tij për çështjen e presidentit.
Kurti kur kishte folur për negociatat me PDK-në e LDK-në kishte thënë se “po sillen më keq se Limaj”.
Limaj ka komentuar duke thënë se qëndrimi i Kurtit është muhabet i kafeve e odave.
“E bën për popullizëm, janë për muhabete të kafeve, sjellja e tij duhet të jetë burrështetasve. Tha veç unë e du Kosovën, e ka pru në rrafshin e odave. Me 51 për qind je ai me i pri këtij vendi”, ka thënë Limaj.
“Ka bërë mirë që i ka thënë këtë. Kemi negociuar, ka marrëveshje ose nuk ka, kur bëhet marrëveshja a quhet Pazar. Pallavrat nuk shkojnë më”, ka thënë Limaj.
