Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se për Qeverinë ka folur Albin Kurti e jo LDK-ja.
Ai ka thënë në “Pressing” të T7, se marrëveshje politike klasike do të ishte që LDK-ja të jepte emra për President.
Por, ai tha se Kurti nuk ishte për këtë, duke thënë se shkoi me Glauk Konjufcën.
“Marrëveshje politike do të nënkuptonte që LDK-së të jepte një emër, dy, tre. Për Qeverinë ka folur Kurti, jo ne”, ka thënë ai.
