I paraburgosuri që po trajtohej tash e disa ditë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jetë, mëngjesin e sotëm.
Për shkak të gjendjes shëndetësore, nga qendra korrektuese në Hajvali ishte dërguar në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale për trajtim mjekësor, shkruan Sinjali.
Por pavarësisht intervenimeve mjekësore, i njëjti nuk arriti të mbijetojë.