Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, njësiti rajonal i trafikut rrugor duke u mbështetur në vlerësimet e fundit që i ka bërë situatës së sigurisë në trafik, që nga data 21 qershor 2021, shkruan Gazeta Enigma.
Policia e Kosovës, ka filluar me implementimin e një plani operativ për kontrollin e shtuar në trafik me fokus të veçantë ndaj ngasësve të cilët përdorin telefonin gjatë vozitjes.
“Në kuadër të këtij plani, deri sot janë shqiptuar 1198 gjoba për këtë lloj kundërvajtje. -Janë shqiptuar 129 tiketa ,-masa administrative për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor. Ky operacion do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdoj deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar”, thanë nga Policia e Kosovës./Gazeta Enigma/