Mauricio Pochettino ka diskutuar nënshkrimin e sulmuesit të Bayern Munichut, Sadio Mane me drejtuesit e Chelseat.
Pochettino pritet së shpejti të konfirmohet trajneri i ri i Chelseat duke marrë drejtimin e ekipit nga nisja e sezonit 2023/24.
Me ardhjen e tij në Stamford Bridge, trajneri argjentinas po mendon edhe përforcimin e skuadrës me lojtarët që mendon se i përshtaten skemave të tij.
Sipas faqes së njohur Football Insider, Pochettino ka rritur mundësinë e kthimit të Sadio Mane në Angli këtë verë.
Pochettino ka punuar me ish-sulmuesin e Liverpoolit gjatë kohës së tyre te Southampton dhe e di se ai është i paqëndrueshëm në Mynih.
Bayern Munich është i gatshëm të shesë dhe do të pranojë 30 milionë funte për t’u ndarë me senegalezin.