Qytetarët e Podujevës trajtimet e tyre mjekësore tanimë do të mund t’i bëjn në objektin e ri të Urgjencës.
Kjo pasi sot do të përurohet ky objekt i ri, në një ceremoni e cila pritet të filloj në ora 15:00.
Pjesmarrës në event do të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Në bazë të një njoftimi të komuës së Podujevës, e cila udhëhiqet nga Shpejtim Bulliqi, thuhet se y objekt është ndërtuar në bashkëpunim në mes të kësaj komune dhe Organizatës “Qatar Charity”, ku 600 mijë euro janë investuar nga Komuna, kurse 1.1 milionë euro nga kjo organizatë.
“Përveç Urgjencës, aty parashihet të ofrohen edhe shërbime tjera shëndetësore. Objekti gjendet skaj rrugës magjistrale Prishtinë-Podujevë, afër rrethrrotullimit të shqiponjës në hyrje të qytetit të Podujevës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Podujevës. /Gazeta Enimga