Podujevë, 62 vjeçari dyshohet se ngacmoi seksualisht 17 vjeçarin, ndalohet nga policia

Podujevë, 62 vjeçari dyshohet se ngacmoi seksualisht 17 vjeçarin, ndalohet nga policia

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet lidhur me një rast të ngacmimit seksual, ku dyshohet se një 62 vjeçar dyshohet se e ka ngacmuar një 17 vjeçar.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë, njofton Gazeta Enigma.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës Laureta Ulaj.

“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një person i dyshuar, për shkak të veprës penale “Ngacmim seksual”. I njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, derisa në koordinim me policinë hetimore janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast “- tha Ulaj.

Sipas raportimit të gazetës Sinali, dyshohet se burri e kishte ngacmuar të miturin, duke e prekur në organe gjenitale dhe duke i ofruar para në këmbim të marrëdhënieve seksuale. Ngjarja dyshohet se ndodhi në njërën nga kafenetë e Podujevës, ku i dyshuari e kishte ftuar 17-vjeçarin për kafe, përcjell Klankosova.tv.

Ky rast e ka tronditur të miturin, i cili e refuzoi burrin e dyshuar dhe u nis për në stacion policor, që ta denoncojë rastin.

Me rastin e kontrollit policor te i dyshuari, zyrtarët policorë ia kanë gjetur një shumë të të hollave që është konfiskuar si dëshmi për rastin, si dhe i është konfiskuar telefoni.

Related Articles