Hajnat hyjnë në një shtëpi në Ferizaj, marrin çelësin e veturës së pronarit dhe nga aty vjedhin 11 mijë euro

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Ferizaj, marrin çelësin e veturës së pronarit dhe nga aty vjedhin 11 mijë euro

Shtëpitë po vazhdojnë të jenë cak i hajnave gjithandej vendit. Si çdo ditë tjetër, edhe në 24 orët e fundit kanë ndodhur disa raste të vjedhjeve të rënda. Në mesin e tyre është edhe një rast në rrugën “Ahmet Nuha” në Varosh të Ferizajt.

Këtë herë, hajnat kanë hyrë në një shtëpi me plan të detajuar dhe synim kanë pasur mijëra euro e stoli ari. Burimet nga Prokuroria kanë bërë të ditur se rasti është denoncuar në Polici nga pronari i shtëpisë, i cili ka dhënë detaje se si hajnat ia vodhën një shumë të majme parash.  

Sipas dëshmisë kuptohet se të dyshuarit fillimisht kanë hyrë me forcë në shtëpi, ku e kanë marrë çelësin e veturës që ndodhej në oborr. Nga automjeti ata kanë vjedhur rreth 11 mijë euro dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Me t’u raportuar rasti, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Prandaj, me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’ dhe kanë nsiur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

Related Articles