Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar një pistoletë dhe një thikë në rrugën “Salih Çitaku” në Podujevë, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Policia e Kosovës ka njoftuar se konfiskimi i tyre është bërë tek dy të mitur, të cilët fillimisht kishin shtënë me armë në ajër.
“Rr. Sali Qitaku, Podujevë, 12.01.2022-15:00. Ankuesi i mitur mashkull kosovar në prezencë të prindit ka njoftuar se dy të dyshuar të mitur meshkuj kosovar kanë shtënë me armë zjarrit në ajër. Njësiti i hetuesisë ka identifikuar të dyshuarit dhe nga ta konfiskuar një thikë dhe një revole me gas. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së, pa dhënë detaje tjera./Gazeta Enigma/