Polemika e pagave: Kush s’po e thotë të vërtetën për 2,200 eurot e policisë? (VIDEO)

Polemika e pagave: Kush s’po e thotë të vërtetën për 2,200 eurot e policisë? (VIDEO)

24 orë pas njësitit më elitar të Policisë së Kosovës, u raportua se Njësia Speciale Operative protestoi brenda zyrave të enjten.

Por diçka të tillë mohoi Kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri.

Për të pakënaqurit e Njësitit Special Intervenues, Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla e kryeministri Albin Kurti thanë të mërkurën se muajt e fundit morën nga 2 mijë e 200 euro.

Sipas një koloneli policie në pension, të dy shtrembëruan të vërtetën meqë NjSI u pagua veç për punën që jashtë orarit.

Kjo nuk përkon me rritje as sipas sindikatës, që konfirmon pagën bazë të një polici protestues e cila është 619 euro.

Edhe përmendja nga Kurti e 10 mijë euro pajisjeve që ky njësit bartë, po quhet non-sens.

Një ditë pas daljes së tyre në rrugë, institucionet kosovare nuk reaguan, e as kryeministri nuk deshi të flasë për këtë kur u pyet të enjten nga gazetarët.

Related Articles