Polici dhe qytetari i shpëtojnë jetën një personi që humbi ndjenjat tek Aeroporti i Prishtinës

Polici dhe qytetari i shpëtojnë jetën një personi që humbi ndjenjat tek Aeroporti i Prishtinës

Një person tek Aeroporti i Prishtinës sot ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në tokë.

Reagimi i menjëhershëm i policit me inicialet K.G dhe një qytetari me inicialet L.A ka bërë që qytetari t’i lirohen rrugët e frymëmarrjes dhe t’i shpëtohet jeta.

I njëjti dërgohet për në emergjencën e QKUK-së dhe pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi.

Komunikata e Policisë për këtë rast:

Sot më, 01.10.2021, rreth orës 15:25, para terminalit të Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), një qytetar (më vonë është identifikuar si F.Q., viti i lindjes 1972 nga Gjakova) ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në tokë.Reagimi i menjëhershëm i zyrtarëve policorë, konkretisht policit K.G., një qytetari L.A., (viti i lindjes 1991, anëtar i Ekipit të Zhytjes nga Mitrovica) dhe personelit mjekësor të ANP-së, konkretisht Xh.R., ka bërë që qytetari të mbahet në jetë, t’i lirohen rrugët e frymëmarrjes, t’i bëhet reanimimi kardio-polmular dhe t’i stabilizohet gjendja. I njëjti dërgohet për në emergjencën e QKUK-së dhe pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi.

Related Articles