Polici që dyshohet se gjuajti me armën zyrtare në Kamenicë punon në stacionin “Veriu” në Prishtinë

Polici që dyshohet se gjuajti me armën zyrtare në Kamenicë punon në stacionin “Veriu” në Prishtinë

Sot u raportua në media për një rast të gjuajtjes me armë zjarri në fshatin Kranicell të Kamenicës, ku dyshohet se është përfshirë një zyrtar policor.

Ndaj tij, tashmë kanë nisur hetimet nga Inspektorati Policor i Kosovës, ndërsa lidhur me rastin po hetohet edhe një person tjetër që ishte bashkë me policin.

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë të ditur ekskluzivisht se zyrtari policor i përfshirë në këtë rast punon në stacionin policor “Veriu” në Prishtinë.  

Sipas informacioneve të para, polici i dyshuar ishte bashkë me një shok, të cilët dyshohen se kanë shtënë rreth 10 herë me armë.

Posa Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes, ka sekuestruar gëzhojat që u gjetën, ndërkohë që të dyshuarit janë shoqëruar për procedura të mëtejshme.

Të njëjtat burime thonë se ndaj zyrtarit policor ka nisur hetimet Inspektorati Policor i Kosovës, teksa rast është iniciuar edhe për të dyshuarin tjetër.

Prokurori i Shtetit ka autorizuar nisjen e hetimeve, pasi Policia ka marrë informacionet nga një qytetar, në mënyrë që të mblidhen prova që dëshmojnë në lidhje me rastin.

Related Articles