Policia aksion në një poligon, dyshohet se po shiteshin armë në mënyrë ilegale

Policia aksion në një poligon, dyshohet se po shiteshin armë në mënyrë ilegale

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën kanë kryer dje një aksion në një poligon të armëve në Fushë Kosovë, nën dyshimin se është duke keqpërdorur lejen për shitjen e armëve duke i shitur ato në mënyrë ilegale

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se gjatë kontrollit të kryer në objektet e kompanisë si dhe shtëpinë e të dyshuarit, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: 14 leje armësh në emër të të dyshuarit, një pushkë gjuetie (pa leje), 33 fishekë të pushkës së gjuetisë, një karikator i automatikut AK-47, dy fishekë të armës me gas.

“IMPORT, EKSPORT, FURNIZIM, TRANSPORTIM, PRODHIM, KËMBIM, NDËRMJETËSIM OSE SHITJE E PAAUTORIZUAR E ARMËVE APO MATERIALEVE PLASËSE – Fushë Kosovë / 04.09.2025 – 10:00. Njësitë policore në koordinim me Doganën e Kosovës, nën dyshimin e bazuar se një operator ekonomik (poligon i armëve), është duke keqpërdorur lejen për shitjen e armëve duke i shitur ato në mënyrë ilegale, ka realizuar inspektim ku gjatë kontrollit të kryer në objektet e kompanisë si dhe shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: 14 leje armësh në emër të të dyshuarit, një pushkë gjuetie (pa leje), 33 fishekë të pushkës së gjuetisë, një karikator i automatikut AK-47, dy fishekë të armës me gas. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Related Articles