Policia arreston katër persona në Klinë dhe sekuestron gjashtë armë

Policia arreston katër persona në Klinë dhe sekuestron gjashtë armë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar gjashtë armë në Klinë.

Në njoftimin e bërë për media nga Policia thuhet se, gjatë këtij aktiviteti nga njësitet Policore janë arrestuar katër persona të dyshuar, tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar:

“1 (një) armë ( pistoletë) e tipit Zoraki cal 9mm, 1 (një) karikator i së njëjtës armë, 10 (dhjetë) copë fishekë të cal: 7.65mm, 1 (një) armë ( pistoletë) me gas e tipit Zoraki cal: 9mm, 1 (një) karikator i armës i së njëjtës armë, 10 (dhjetë) copë fishek të cal: 9mm, 1 (një) pushkë gjuetie e cal: 12GA, 1 (një) armë ( pistoletë) e tipit Colt cal: 45mm, 1 (një) karikator i së njëjtës armë”.

“2 (dy) copë fishekë të armës së njëjtë, 1 (një) armë ( pistoletë) me gas e tipit Zoraki, 1 (një) karikator i së njëjtës armë, 34 (tridhjetë e katër) copë fishek me gas 9mm, 6 (gjashtë) gëzhoja 9 mm, 1 (një) armë ( pistoletë) e tipit Lluger 88 cal: 8mm, 1 (një) karikator i armës i së njëjtës armë”.

Policia bën të ditur se, personat e arrestuar pas intervistimit me vendim të Prokurorit të shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Enigma/.

Related Articles