Policia ka treguar se një person është arrestuar në mbrëmjen e së martës në Pejë.
Ai u prangos nën dyshimin për veprën penale “vrasje në tentativë”.
Siç ka bërë të ditur Policia në një komunikatë për media, rasti është lajmëruar nga spitali rajonal në Pejë, që ka njoftuar se ka pranuar një person të lënduar nga thika.
Policia ka thënë se menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, në rrugën “Adem Jashari” në këtë qytet dhe në spitalin rajonal.
Pas kësaj, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari. Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Gazeta Enigma