Policia e Kosovës e ka arrestuar sot një person në Skenderaj, pasi dyshohet për posedim të paautorizuar të narkotikëve, shkruan Gazeta Enigma.
Sipas policisë, gjatë kontrolli atij i është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike me peshë 2.9 gram.
Ndaj tij është iniciuar hetim për veprën penale ,,Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet një person i dyshuar për posedim të paautorizuar të substancave narkotike
Skenderaj, 26 prill 2022
Me datën 26 prill 2022, policia në Skenderaj ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ”.
Mbi dyshime të arsyeshme është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari tek i cili gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike me peshë 2.9 gram.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari Sh. Sh., 24 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës, me rekomandim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar hetim për veprën penale ,,Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. / Gazeta Enigma.