Policia arreston një person për zjarrvënie në Lipjan

Policia arreston një person për zjarrvënie në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Lipjan për zjarrvënie, raporton Gazeta “Enigma”.

Përmes një postimi në Facebook Policia ka njoftuar se sipas hetimeve fillestare, bëhet e ditur se zjarri ka shkaktuar rrezik serioz për pronën dhe sigurinë publike, për çka nga prokuroria kompetente është iniciuar rast për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

Policia e Kosovës apelon te qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal për të shmangur veprimet që mund të rrezikojnë jetën, shëndetin dhe pronën, si dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të zjarrit apo rrezikut të ngjashëm në numrin emergjent 192.

Related Articles