Është arrestuar Vehid Muriq, i dyshuari për vrasjen e trefishtë në Podgoricë.
Mediat në Mal të Zi raportojnë se ai u prangos në qendër të Rozhajës.
Ai dyshohet se sot më herë në lagjen “Stari Aerodrom” (Aeroporti i vjetër” i privoi nga jeta tre viktimat: Denis Hot 28-vjeçar Nezrin Hot 27 vjeç nga Rozhaja dhe Kenan Milalemoviq 56 vjeçar, i cili thuhet se është shtetas i Serbisë.
Motivi lidhur me këtë ngjarje tragjike është ende i panjohur.
“Hetimi në vendin e vrasjes së trefishtë në lagjen Stari Aerodrom të Podgoricës ka përfunduar dhe motivi i vrasjes aktualisht është i panjohur”, deklaroi Prokurorja Danka Deriq.
Ai pritet të dërgohet në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë për juridiksion të mëtejshëm, së bashku me një kallëzim penal.
“Pas kryerjes së veprimeve gjithëpërfshirëse hetimore dhe provuese, publiku do të informohet menjëherë dhe në mënyrë transparente për të gjitha rrethanat përkatëse dhe rrjedhën e mëtejshme të procedurës, ku në këtë fazë është mbledhur një numër i mjaftueshëm provash dhe faktesh që tregojnë pa mëdyshje se i dyshuari V.M. është autori i drejtpërdrejtë i këtij akti kriminal”, thuhet në njoftim e Prokurorisë së Lartë.
