Drejtori i Zyrës së Prokurorisë Themelore të Shtetit në Rozhajë, Aldin Kalaq, ka bërë të ditur se nëna e Vehid Muriç (25), i dyshuar për vrasjen e trefishtë në Podgoricë, ka njoftuar policinë pasi i biri i kishte pranuar krimin.
“Ai i ka thënë nënës se i ka njollosur duart me gjak dhe ka dalë nga shtëpia. Ajo pas një kohe e ka raportuar këtë në polici”, ka deklaruar Kalac.
Ai theksoi se nuk janë të sakta pretendimet e disa mediave se i dyshuari ishte raportuar për dhunë në familje.
Nëna nuk ka raportuar për dhunë ndaj saj”, ka shtuar Kalac, shkruan RTCG.
Ndërkaq, në orët e vona u raportua për arrestimin e Vehid Muriç, i dyshuari për vrasjen e trefishtë në Podgoricë.
Mediat në Mal të Zi raportojnë se ai u prangos në qendër të Rozhajës.
Ai dyshohet se mëngjesin e sotëm në lagjen “Stari Aerodrom” (Aeroporti i vjetër) në Podgoricë i privoi nga jeta tre viktimat: Denis Hot 28-vjeçar, Nezrin Hot 27 vjeç nga Rozhaja dhe Kenan Miraljemovic 56 vjeçar, i cili thuhet se është shtetas i Serbisë.
Motivi lidhur me këtë ngjarje tragjike është ende i panjohur.
Sipas informacioneve fillestare nga vendi i ngjarjes, krimi dyshohet se është kryer me përdorimin e armës së ftohtë, pas mosmarrëveshjeve personale.
