Policia arreston tre persona në aeroport, po kryenin kontrabandë

Policia arreston tre persona në aeroport, po kryenin kontrabandë

Janë arrestuar tre persona në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” pasi u kapën me një sasi të barnave të kontrabanduara, derisa vinin nga Turqia në Kosovë.

Nga Prokuroria Themelore të Prishtinës, kanë thënë se personat në fjalë dyshohen për veprat penale “Kontrabandimi i mallrave” dhe “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se janë arrestuar tre (3) persona për veprat penale “Kontrabandimi i mallrave” nga neni 311 dhe “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore” bazuar nga neni 260 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera, thuhet se Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve.

Po ashtu është raportuar se vlera e produkteve mjekësore në fjalë mund të jetë mbi 200 mijë euro.

Related Articles