Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me zjarrin që kishte përfshirë të martën vilën e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, raporton Gazeta Enigma.
Sipas policisë, zjarri është vënë në rrethana të panjohura, teksa është lokalizuar nga zjarrfikësit.
Rasti është duke u hetuar.
“Podujevë 15-24.09.2024 – NN. Raportohet se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë shtëpia-vila e viktimës mashkull kosovar. Njësit përkatëse policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim. / Gazeta Enigma.