Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një person, i cili ndodhet në arrati.
Përmes faqes zyrtare në rrjetin social Facebook, Policia ka publikuar fotografinë e personit, i cili dyshohet se është përfshirë në një rast ‘Lëndim trupor’ në qershor të këtij viti në rrugën ‘Tirana’ në Prishtinë.
“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, Lëndim trupor , që ka ndodhur me datën 06.06.2023, në rrugën “Tirana” në Prishtinë. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e Policisë.