Nëntë mjete lundruese janë bllokuar nga njërsia policiore detare e Shqipërisë, në Durrës, Vlorë dhe Velipojë.
E arsyea e kësaj ndalese Policia thotë se ishte mungesa e dokumentacionit.
“Si rezultat i kontrolleve, janë bllokuar për mungesë dokumentacioni, në Vlorë dhe në Durrës, 5 mjete lundruese, si dhe janë ndëshkuar pronarët e tyre, me masë administrative 10.000 lekë të rinj (rreth 100 euro) secili”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Ndërkohë, në kuadër të monitorimit të perimetrit të sigurisë, në Velipojë, Vlorë dhe në Durrës, janë bllokuar 4 Jet Ski, si dhe janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë (rreth 200 euro) secili, pronarët e këtyre mjeteve lundruese, për mosrespektim të perimetrit të sigurisë”, njoftojnë tutje organet e rendit. /Gazeta Enigma
Policia detare e Shqipërisë ndalon 9 mjete lundruese
