Policia e Kosovës dhe Dogana aktualisht janë duke e zhvilluar një aksion në veri të vendit në disa lokacione, raporton Gazeta “Enigma”.
Cak i këtij aksioni janë disa barnatore që dyshohet se kanë kryer kontrabandë me produkte medicinale nga Serbia.
Lajmi për Gazetën “Enigma” u konfirmua nga Veton Elshani, ushtrues detyre i drejtorit të policisë për rajonin e veriut.
“Do të bëhen të ditur me kohë detaje tjera rreth aksionit”, tha Elshani.
Organet e rendit në këtë aksion kanë hasur në një sasi të konsiderueshme të barnave, të cilat edhe do të konfiskohen.
Deri më tani nuk bëhet e ditur për ndonjë person të arrestuar.