Policia e Gjilanit në aksion: 1,966 gjoba brenda një jave

Policia e Gjilanit në aksion: 1,966 gjoba brenda një jave

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka bërë të ditur se gjatë një jave të angazhimeve për rritjen e sigurisë në trafik janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 966 gjoba ndaj kundërvajtësve.

Sipas njoftimit të policisë, masat janë ndërmarrë gjatë periudhës 31 korrik – 6 gusht të këtij viti, në kuadër të planeve operative për siguri në trafik nga Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe stacionet policore në rajonin e Gjilanit, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë kësaj periudhe janë hetuar 47 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 25 aksidente me persona të lënduar.

Policia ka bërë të ditur se janë shqiptuar edhe 14 gjoba për shkaktim të zhurmave gjatë natës, 26 gjoba për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të automjetit dhe 79 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave.

Po ashtu, ndaj 53 drejtuesve është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka apeluar te qytetarët dhe subjektet afariste që gjatë orëve të natës të shmangin veprimet që shkaktojnë zhurmë të panevojshme dhe që mund të shqetësojnë banorët.

Policia ka theksuar se do të vazhdojë me zbatimin e masave dhe kontrolleve me qëllim të ruajtjes së rendit, qetësisë publike dhe sigurisë në trafik.

Related Articles