Policia e gjobit me 100 euro një shofer për baltosje të rrugës në Prishtinë

Policia e gjobit me 100 euro një shofer për baltosje të rrugës në Prishtinë

Policia e Kosovës ka gjobitur një shofer për baltosje të rrugës “Sami Frashëri” në kryeqytet, shkruan Enigma.

Ankesa në polici ishte bërë nga qytetarët në stacionin veriu në Prishtinë.

Nga pamjet e publikuara nga Policia, shihet se gjoba ndaj tij është 100 euro.

Njoftimi:

Pas pranimit të ankesës nga qytetarët, zyrtarët e stacionit policor Veriu në Prishtinë, sot kanë gjobitur një ngasës të automjetit për baltosje të rrugës “Sami Frashëri”.

Related Articles