Policia e konfirmon sulmin ndaj deputetit Adem Hoxha

Policia e konfirmon sulmin ndaj deputetit Adem Hoxha

Policia e Kosovës ka konfirmuar se deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha, është sulmuar mbrëmjen e kaluar në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur për Gazetën Enigma, se incidenti ka ndodhur rreth orës 18:30, derisa Hoxha ndodhej në një tubim publik së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur.

“Viktima, pas marrjes së ndihmës së parë, është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku sipas raportit të mjekut, ka pësuar lëndime të lehta trupore. Rastit i janë përgjigjur menjëherë patrullat e Stacionit Policor në Dragash si dhe njësiti i hetimeve, në bashkëpunim të ngushtë me hetuesit rajonalë, për shkak të ndjeshmërisë së rastit. Sipas informacioneve të para, viktimat janë: qytetari A.H, mashkull, bashkëshortja e tij dhe vajza e tyre e mitur”, ka thënë Bytyqi.

Related Articles