Policia e Kosovës apelon qytetarët për kujdes të shtuar gjatë ngasjes për shkak të reshjeve të borës

Policia e Kosovës apelon qytetarët për kujdes të shtuar gjatë ngasjes për shkak të reshjeve të borës

Policia e Kosovës u ka bërë apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që shpejtësinë ta përshtatin më kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut dhe të jenë shumë vigjilent.

Në thuhet se mundësia e paraqitjes së ngricave nëpër rrugë krijon vështirësi në trafikun rrugor, të cilat potencialisht bëhen më të vështira për ngasje të automjeteve.

“Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik, veçanërisht drejtuesve të automjeteve është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet. Policia e Kosovës me njësitë e saj është duke ndërmarrë të gjitha veprimet në parandalimin e aksidenteve dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës me njësitë e saj është duke ndërmarrë të gjitha veprimet në parandalimin e aksidenteve dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Ndryshe, edhe Ministria e Infrastrukturës për Gazetën “Enigma” kanë thënë se rrugët janë të tejkalueshme.

Sipas informatave nga tereni nga menaxherët e mirëmbajtjes të gjitha rrugët nacionale dhe regjionale si dhe autoudhët, janë të qarkullueshme për të gjitha llojet e automjeteve. Edhe pse pati reshje bore pa ndërprerë, kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në aktivitet të vazhdueshëm”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë e Infrastrukturës.

Tutje, nga ministria thonë se në vartësi nga renditja e prioriteteve bazuar edhe në kategorizimin e rrugëve, kujdes tjetër i veçant po u kushtohet edhe rrugëve që shtrihen në lartësi të mëdha mbidetare sepse aty paraqiten ngrica here pas here. /Gazeta Enigma/.

Related Articles