Pas përfundimit të takimit me Escobar dhe Lajçak, Haradinaj tregon se çfarë diskutuan

Pas përfundimit të takimit me Escobar dhe Lajçak, Haradinaj tregon se çfarë diskutuan

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me emisarin amerikan, Gabrierl Escobar, si dhe të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Haradinaj tha se gjatë takimit ka ripërsëritur përkushtimin e Kosovës për Marrëveshjen gjithëpërfshirëse, e cila sipas tij ka epilog njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.

“Kam ripërsëritur përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse Ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke në kufijtë ekzistues dhe respekton rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, gjë që mund të arrihet vetëm me rolin aktiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Haradinaj.

Ai thotë se kjo mund të arrihet vetëm me rolin aktiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Gazeta Enigma/.

Related Articles