​Policia e Kosovës arrestoi një shtetas gjerman në Lipjan

​Policia e Kosovës arrestoi një shtetas gjerman në Lipjan

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas gjerman në Lipjan i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar për INTERPOL-in nga Gjermania.


Policia e Kosovës ka njoftuar se “i dyshuari është lokalizuar dhe më pas arrestuar në Lipjan sot rreth orës 11:50. Ai dyshohet për përfshirje në veprimtari penale, konkretisht për ‘keqpërdorim të fëmijëve në pornografi”.

Për rastin janë njoftuar organet e drejtësisë dhe me akt-vendim nga prokurorja, i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Related Articles