Personi me inicialet D.B (28-vjeç) është arrestuar mëngjesin e sotëm në stacionin e autobusëve në Mitrovicë, pasi policia i ka gjetur më shumë se 11 kilogramë marijuanë në çantat e tij.
Njësiti i Policisë së Kosovës për hetimin e narkotikëve nga rajoni veri, mëngjesin e sotëm rreth orës 8:15, gjatë kontrollit rutinë në stacionin e autobusëve në pjesën veriore të qytetit, ka identifikuar serbin D.B. (1993) i cili kishte dy çanta të mëdha.
Gjatë kontrollit u gjetën 20 pako, 10 në secilën qese, me rreth gjysmë kilogramë lëndë e dyshimtë e ngjashme me marijuanën në secilën prej paketimeve, me një peshë totale prej 11.327 gram.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Veriut, Branislav Radoviq, dhe ka theksuar se prokurori kujdestar për krime të rënda të dyshuarit i ka caktuar masën e paraburgimit prej 48 orësh.
Të dyshuarit D.B. tani akuzohet për veprën penale nga neni 267 i Kodit Penal të Kosovës: blerja, posedimi dhe vendosja në treg dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike psikotrope dhe analoge./Gazeta Enigma/